Telegrafi

Haradinaj: Guximi i Vasfije Krasniqit le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka përgëzuar Vasfije Krasniqin për guximin e saj që të flasë hapur për njërën prej plagëve më të mëdha të popullit.

Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se guximi i saj le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngriten mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhënjejë drejtësia.

Lexo po ashtu Rrëfimi i Vasfije Krasniqit, dy dekada pas tmerrit të përjetuar të përdhunimit seksual në luftë: Doja vetëm të vdisja (Video)

“Pasi e dëgjova me vëmendje rrëfimin sa prekës aq edhe inkurajues të Vasfije Krasniqit, e përgëzoj këtë grua të guximshme që ka vendosur të flas hapur për njërën prej plagëve më të mëdha të popullit tonë. Guximi i saj le të jetë udhërrëfyes për viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës, që të ngriten mbi dhimbjen dhe me dëshmitë e tyre të dokumentojnë krimin, që të ngadhnjejë drejtësia. Së bashku, duke inkurajuar viktimat dhe familjet e tyre, do të heqim stigmatizimin që ka rënduar kaq vite mbi to”, shkruan Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/