Site icon Telegrafi

Haradinaj: Grupi i Murat Mehës bëri shkelje kriminale (Video)

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Presidentja të ftojë një grup hetuesish të FBI për të bërë një hetim ndërkombëtar, për shkeljet, siç thotë, kriminale të grupit të Murat Mehës.

“Ky komision i diplomatëve nuk arriti me i nxanë në vepër mashtruesit, e mashtruesit në këtë rast janë komisioni i Kosovës, por që janë të një ekspertize të nivelit ballkanik, pra janë mashtrues të zot. Këta diplomatë nuk mundën me i nxanë gabim. E kemi pasë këtë dro, se diplomatët nuk mujnë me i nxanë gabim mashtruesit e nivelit të tillë”, tha Haradinaj për RTK’në.

Haradinaj thotë se tashmë i ka kërkuar shkresë Presidentes Atifete Jahjaga dhe pret të ndërmarrë masa.

“Mendoj se Presidentja për me mujt me i bind qytetarët se është kështu ish kanë mirë me e ftu një ekip të FBI me hetu, pra jo diplomatë, por një ekip të FBI me hetu punën e këtij komisioni, sepse ne mendojmë se ka vepra kriminale brenda komisionit edhe kryesisht nga kryesuesi i Komisionit”, tha ai.

R.Haradinaj by GazetaExpress

Exit mobile version