Telegrafi

Haradinaj: Gjilani dhe Anamorava ka shumë arsye që ta përkrahë Aleancën

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Gjilanin.

Haradinaj tha se Gjilani dhe Anamorava ka shumë arsye që ta përkrah Aleancën.

Ai përmes një postimi në Facebook shtoi se ” zgjedhjet e 14 shkurtit janë orientim dhe zotim për sigurinë, ekonominë, integrimin, faktorizimin e shtetit”.

“Sot takova strukturat rinore të AAK-së në Gjilan. Programi ynë është garancë për të ardhmen e tyre në Kosovë, krijimin e kushteve për studim, punësim e jetë dinjitoze në vend. Gjilani dhe Anamorava ka shumë arsye që ta përkrah Aleancën sepse ishte dhe do te jetë në prioritetet zhvillimore të agjendës së investimeve të Qeverisë”, ka shkruar ai.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 14 shkurt. /Telegrafi/