Site icon Telegrafi

Haradinaj: Gjermania mbështet reformat shtetërore në vendin tonë

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Gjermania vazhdon të mbështes Kosovën në reformat e ndërmarra shtetërore.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se gjatë një interviste që ka pasur për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet.”

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet.”

Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën evropiane të Kosovës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version