Site icon Telegrafi

Haradinaj: Gjermani, urime dita e ribashkimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 28-vjetorin e rënies së murit të Berlinit, i cili shënon fundin e komunizmit në bllokun e atëhershëm lindor.

Ai në një status në Facebook shkruan se Gjermania e bashkuar e sovrane, u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë ishte dhe vazhdon të jetë thelbësore.

Postimi i plotë:

Muri i Berlinit ua kishte ndaluar gjermanëve lirinë e lëvizjes për gjysmë shekulli, dhe rënia e tij më 1989 rezultoi një vit më pas me bashkimin zyrtar të kombit e shtetit gjerman. Gjermania, e bashkuar e sovrane, u bë shembull i lirisë e demokracisë dhe kontributi i saj për paqe, siguri e stabilitet në botë, ishte dhe vazhdon të jetë thelbësore. Shteti gjerman është adresa tek e cila, Kosova dhe populli i saj, shohin modelin zhvillimor, mikun e madh dhe aleatin strategjik në Evropë. Gjermani, urime Dita e Ribashkimit!

Ndryshe, më 13 gusht 1961, udhëheqja e RDGJ-së filloi ndërtimin e murit që do ta ndante për gati 30 vjet do ta mbante Gjermaninë të ndarë dhe që u kthye në simbolin e ndarjes mes Evropës Lindore e asaj Perëndimore.

Në fillim të gushtit të vitit 1961 në Moskë u takuan udhëheqësit e atëhershëm të partive komuniste të Bllokut Lindor. Ata vendosën mbylljen e kufirit mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore. Më 12 gusht 1961, Valter Ulbriht, kryetar i shtetit i RDGJ nënshkroi urdhrat për mbylljen e kufirit. Më 13 gusht, ushtria, policia dhe trupat luftarake nisën të ndërtojnë Murin e Berlinit.

Ndarja gjermano- gjermane zgjati 28 vjet. Sipas të dhënave të qendrës për studimet historike në Potsdam, nga viti 1961 deri në vitin 1989, u vranë në Murin e Berlinit 136 vetë. /Telegrafi/

Exit mobile version