Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se është mirënjohës përjetë për mbështetjen e jashtëzakonshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë për Kosovën.
Haradinaj ka thënë se miku i dëshmuar i Kosovës, komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor Timothy Orr, do të mbetet gjithmonë njeriu ynë.
Ditë më parë kryeministri Haradinaj, në shenjë respekti për angazhimin ndaj Kosovës, i ka dhuruar Komandantit të Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjeneralmajor, Timothy Orr një Koleksion Artizanal të Armëve të Vjetra Shqiptare të punuara në Kosovë.
Gjenerali Orr, gjatë vizitës në Kosovë është njoftuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, si dhe për gatishmërinë e Kosovës për të dhënë kontribut për sigurinë kudo në botë krah përkrah me trupat amerikane dhe të NATO-s. /Telegrafi/