Site icon Telegrafi

Haradinaj: Gjenerali Clark do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si njeriu i shpresës dhe shpëtimit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në takim me ish-komandantin e NATO-s,Wesley Clark, ka thënë se intervenimi i NATO-s dhe çlirimi i Kosovës janë akte që çdo qytetarë i Kosovës i kujton dhe i respekton me nderim të madh. 

Haradinaj në një status në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në këtë takim ka theksuar se Kosova sot, ka arritë të çojë përpara agjendën euro-atlantike, ka forcuar sistemin e saj të sigurisë dhe ligjit dhe po punon në vazhdimësi që të jetë partner i aleatëve tanë strategjik.

Postimi i plotë i Haradinajt:

“Intervenimi i NATO-s dhe çlirimi i Kosovës janë akte që çdo qytetarë i Kosovës i kujton dhe i respekton me nderim të madh. Në takim me Wesley Clark, ish-komandant suprem i forcave të bashkuara të NATO-së për Evropë, theksova se Kosova sot, ka arritë të çoj përpara agjendën euro-atlantike, ka forcuar sistemin e saj të sigurisë dhe ligjit dhe po punon në vazhdimësi që të jetë partner i aleatëve tanë strategjik.

E falenderova për angazhimin e ri, në projekte për zhvillim ekonomik dhe mundësi investimi në Kosovë, ku i shpreha përkushtimin e vendit për partneritet afatgjatë.

NATO-ja e ka vendin e përhershëm në Kosovë dhe Kosova në NATO dhe Ju Gjeneral Clark do të mbeteni gjithmonë në kujtesën tonë si njeriu i shpresës dhe shpëtimit”, ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/

Exit mobile version