Telegrafi

Haradinaj i gatshëm për ta ndihmuar “Ferronikelin: me 2 milionë euro

Kryeministri i Ramush Haradinaj është shprehur i gatshëm nga ana e Qeverisë për të ndihmuar Komunën e Drenasit, për të zgjidhur situatën e krijuar në kompaninë “Ferronikeli”.

Ai ka thënë gjithçka mund të bëjë për daljen nga kriza të kësaj kompanie, është ajo që gjendet brenda suazave që e lejon ligji, njofton Klan Kosova.

Haradinaj në takimin e tij, në Drenas me Sindikalistët e “Ferronikelit” bëri të ditur se bëhet fjalë për rreth 2 milionë euro që i duhen kësaj kompanie për ta tejkaluar gjendjen në të cilën po përballet.

Por, që sipas Haradinajt kjo sasi parash më pas do t’i kthehej Qeverisë së vendit. /Telegrafi/