Telegrafi

Haradinaj: Fushatës i bashkëngjitëm pas orës 17:00 (Video)

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, ka treguar se nga cila orë do të marrë pjesë në fushatën për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

“Pjesëmarrja ime do të jetë pas orarit të parë të punës (pas orës 17:00), në shërbim të qytetarëve, sepse për atë më keni mandatuar”, ka thënë ai, duke përsëritur se orari i tij si kryeministër fillon në 6:00 të mëngjesit.

Sipas tij, pas orës 17:00 e deri në orët e vona, ai nuk ka me përtu me qenë “me secilin koleg apo kandidatët për kryetar komunash”. /Telegrafi/