Site icon Telegrafi

Haradinaj: FSK e gatshme t’i bashkohet NATO-s

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka pritur në takim komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III.

Në këtë takim është biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të vendit dhe KFOR-it.

Postimi i plotë:

Kosova është e rreshtuar me popujt e lirë, të udhëhequr nga ShBA, në shërbim të paqes në vend, rajon dhe në botë. FSK-ja ka hyrë në proces të arritjes së kapaciteteve të plota të një ushtrie të modelit të Paktit Veriatlantik dhe është e gatshme t’i bashkohet NATO-s në misionet paqeruajtëse. Me Komandantin e Forcave të Përbashkëta Aleate në Napoli, admiralin James Foggo III, biseduam për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it, për garantimin e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë në vend. /Telegrafi/

Exit mobile version