Telegrafi

Daut Haradinaj: Fol kryeministër, pse u hoq nga shtëpia jote Policia që ruan cucën e kucën – ditën kur u votua Thaçi

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, i është drejtuar kryeministrit Isa Mustafa duke i thënë se duhet treguar se pse ia hoqën Policinë para shtëpisë, në ditën kur Thaçi u zgjodh president.

“Kryeministri Mustafa ka kohë që e ka ashpërsuar gjuhën vetëm kundë Opozitës, thua se vetëm ajo po ia rrezikon karrigen! Por, ai sikur nuk po ka kurajo të merret me të vetët të cilët në ditën e votimit të presidentit, ia hoqen policinë nga roja përsonale e shtëpisë.

Ndoshta Kryeministri duhet të tregoi se kush e shantazhoi dhe si ndodhi që ministri i policisë që është nga partia e tij, ia hoqi policinë atij, edhe pse kjo është normativë shtetërore. Fol Kryeministër!!!

S’ka dilemë se askush nuk i perkrahë sulmet në familje, por nga Policia e Kosovës po ruhet cuca e kuca a jo edhe shefi i qeverisë. Bomba e vetme në Kosovë është “zajednica” dhe Demarkacioni!” (sic.), ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Fol KryeministërKryemnistri Mustafa ka kohë që e ka ashpërsuar gjuhën vetëm kundë Opozitës, thua se vetëm ajo po ia…

Posted by Daut Haradinaj on Friday, March 25, 2016