Telegrafi

Haradinaj flet për zjarret: Jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë masa adekuate

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur keqardhjen për zjarrin i cili kaploi qendrën tregtare në komunën e Gjakovës.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka kontaktuar pronarin e qendrës tregtare ku edhe i ka premtuar mbështetje në këtë periudhë.

“Shpreh keqardhjen për zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Viva Fresh” në Gjakovë.

Menjëherë kam kontaktuar pronarin Xhevdet Rexhepi, të cilit i kam premtuar se Qeveria do t’i qëndrojë afër në këtë periudhë të vështirë”, ka shkruar Haradinaj.

Kryeministri ka falënderuar kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës.

“Falënderoj kryetarin Ardian Gjini, policinë e sidomos zjarrfikësit, që ishin në krye të detyrës duke intervenuar me kohë në evakuimin e qytetarëve në momentin e rënies së zjarrit. Meqenëse ditëve të fundit kanë ndodhur disa zjarre, si Qeveri jemi duke analizuar situatën për të ndërmarrë hapat adekuatë”, ka përfunduar Haradinaj.