Zëvendëskryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq në mbledhjen e Qeverisë, duke folur rreth ngjarjeve që ndodhën të hënën kur edhe u arrestua drejtroi i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka pyetur kryeministrin Haradinaj dhe kabinetin qeveritar lidhur me këtë.
Mes tjerash Jevtiq ka pyetur edhe për atë që i ndodhi ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo.
“A keni pyetur se çfarë dhe pse i ka ndodhur Rikallos ajo?”, ka qenë pyetja e Jevtiq drejtuar kryeministrit dhe kabinetit qeveritar.
Kryeministri u përgjigj se i vie keq për atë që i ka ndodhur ministrit Rikallo.
“I shprehi keqardhje ministrit Rikallo për atë që i ka ndodhur, ato pamje nuk kanë qenë fare të këndshme për mu. E di që kjo nuk është ndonjë ngushëllim por unë kam thënë vetë me veti policia kur e ka pa se ai është pak më i nalt me trup kanë mendua mos është ndonjë specialles, garant nuk e kanë njohur”, ka thënë Haradinaj. /Telegrafi/