Site icon Telegrafi

Haradinaj flet për pushimet e tij në vendin më të shtrenjtë në botë, thotë se i kushtuan shtatë mijë euro

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth pushimeve që ka kaluar ditë më parë në Zvicër. Haradinaj ka thënë se pushimin dimëror në Zvicër e ka paguar me para të tij, njofton Klan Kosova.

Ai tha se pushimet i kanë kushtuar shtatë mijë euro, dhe jo shuma prej për të cilën flitej në media. Këto komente Haradinaj i bëri në Gjakovë, ku po qëndron në vizitë pune.

Lexo po ashtu Pushimet luksoze të kryeministrit në Sant Moritz, vendin më të shtrenjtë në botë (Video)

Ndryshe, dje në media ka qarkulluar lajmi se pushimet e kryeministrit Haradinaj së bashku me familjen e tij në hotelin “Carlton” në Saint Moritz në Zvicër, mund t’i kenë kushtuar rreth 80 mijë franga. /Telegrafi/

Exit mobile version