Në kohën kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po raportonte në Qeverinë e Kosovës për ecurinë e dialogut me Serbinë dhe takimin e fundit me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, kanë munguar ministrant nga Nismasocialdemokrate.
Për mungesën e ministrave që janë nga radhët e kësaj partie është prononcuar edhe shefi i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Këto komente ai i ka bërë në konferencën për media me Paolo Alli, President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s.
“Nuk e di për besë pse kanë munguar. Ndoshta pse lajmërimi ka qenë dje për sot”, ka shtuar Haradinaj.
Derisa, i pyetur se mosprezenca e eksponentëve të Nisma-s në Qeveri a lidhet me prezencën e Thaçit aty, ai ka thënë se ata “komunikojnë në mes veti shumë mirë, edhe rrinë shumë më njëri tjetrin”. /Telegrafi/