Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se tema e Asociacionit për Komunat Serbe nuk është aq urgjente sa është ajo e Demarkacionit.
Sipas tij, për demarkacionin me Malin e Zi, duhet që dikush të takohet me zyrtarë të Malit të Zi, në mënyrë që kjo punë të qartësohet një herë e mirë.
Haradinaj tha se AAK dhe Nisma nuk do të ndalen se kundërshtuari veprimet e Qeverisë, ndërsa tha se me Vetëvendosjen nuk takohen që nga prishja e koalicionit opozitar.
Haradinaj në një intervistë në televizionin publik ka treguar edhe për takimet e ‘opozitës së bashkuar’, e që kanë çuar deri te shkapërderdhja e saj.
Ai ka folur edhe për përplasjen ndërmjet partive opozitare në odën e tij në Gllogjan. Haradinaj ka dhënë versionin e tij se çfarë ka ndodhur realisht aty.
Haradinaj akuzon zyrtarët e VV-së për fushatë kundër protestës që AAK dhe Nisma kanë mbajtur bashkë më 14 maj.