Site icon Telegrafi

Haradinaj flet për gratë kosovare në ISIS

Një problem që preokupon në masë të madhe shoqërinë dhe autoritetet e sigurisë në Kosovë, janë të rekrutuarit dhe familjet e tyre në organizatën terroriste “Shteti Islamik”.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj gjatë një interviste dhënë për gazetën amerikane online Daily Beast”, transmeton Telegrafi.

“Problemi jonë janë gratë në ISIS, të cilat kanë bërë fëmijë me jo-kosovarët. Nganjëherë nuk e dimë se me kë këto gra i kanë fëmijët. Ata mund të jenë fëmijët e komandantëve të ISIS-it. Radikalët e OJQ-ve dhe imamët lokal kanë krijuar një propagandë sistematike për më shumë se një dekadë, dhe nganjëherë për t’i joshur që t’ju bashkohen u ofrojnë ndihma financiare për fëmijët e paarsimuar”, ka deklaruar Haradinaj për Daily Beast.

Ai për Daily Beast ka folur edhe për çështje tjera.

Për më shumë lexoni këtu:

Exit mobile version