Site icon Telegrafi

Haradinaj flet për arrestimin e drejtuesve të kolegjit “Mehmet Akif”

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për arrestimin e sotëm të pesë shtetasve të Turqisë.

Haradinaj pas mbledhjes së  Qeverisë në një adresim për media bëri të ditur se ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës lidhur me këto arrestime.

“Arsyeja e ndalimit është mënyra e qëndrimit e padefinuar, pra të huajt që vijnë në Kosovë i kanë disa procedura që duhet ti kryejnë. Arsyeja e ndalimit është mungesa e respektimit të procedurave për qëndrim në Kosovë. Do të interesohem më tutje për ketë temë”, tha Haradinaj.

Të arrestuarit janë drejtori i institucioneve “Gulistan”, Mustafa Erdem, zëvendësi i tij, Yusuf Karabina, drejtori Kaahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H.Gunakan. /Telegrafi/

Exit mobile version