Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ardhja e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë tregon se Qeveria e Republikës nuk brengoset për kontrollin e shtetit.
Haradinaj ka thënë se kryeministri serbë Kosovën është duke e vizituar për të treguar patriotizëm, si dhe për fushatën zgjedhore.
“Kjo është në vazhdën e se kjo Qeveri nuk e ka dert kontrollin qeveritar e shtetëror, as më tepër nuk pritet më mirë për një qeveri që i ka krijuar Kosovës “Zajednicën” i ka krijuar Kosovës dëme në kufirin me Malin e Zi dhe vazhdon të krijojë koncesione të panumërta me Serbinë. Ne nuk presim më shumë që kjo Qeveri mund të bëj ndryshe dhe aq më tepër kur po shihet hapur se Qeveria e Beogradit i përdorë serbët e Kosovës për ta shantazhuar Qeverinë e Kosovës.
Vuçiq përpos fushatës së zgjedhjeve ai dëshiron që të demonstrojë nacionalizimin e tij. Por gjithsesi kjo nuk është temë e jona. Këtu po shihet se shteti në aspekt të sigurisë është shumë i brishtë. E kemi parë edhe rastin kur persona me uniforma të Serbisë shfaqen në veri të vendit”, ka thënë Haradinaj për “Zeri.info”.