“Medalja e Artë dhe titulli Kampion i Botës në Xhudo, është një prej sukeseve më të mëdha në historinë e sportit të Kosovës. Kjo fitore e Majlindës është krenari për të gjithë ne, për Kosovën dhe për shqiptarët kudo që janë. Personalisht kam qenë i bindur dhe kam besuar në suksesin e Majlindës që moti, qysh në takimet e para që patëm bashkë me të dhe trajnerin e shquar Dritan Kuka, derisa ajo po i bënte hapat e parë në karrierë, si xhudiste që premtonte shumë”, thuhet në urimin e Haradinajt.
Sot, me të drejtë të gjithë ndihemi krenarë me suksesin e saj, ka shtuar tutje kreu i AAK-së.
“Titulli Kampion Bote i Majlindës, është titull dhe pasqyrë për shtetin tonë në botë, për talentët e shumtë që ka Kosova dhe për mundësitë e mëdha që rinia jonë mund të japë shumë për xhudon dhe sportet tjera. Me shpresë se Majlinda Kelmendi dhe talentët tjerë tanë do të gjejnë mbështetje më të madhe nga qeveria dhe insititucionet e vendit, edhe një herë, në emrin tim dhe të AAK-së, ia përcjellë urimet më të mira kampionies kosovare të xhudos në botë”, thuhet në urimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj. /Tribuna/Telegrafi/