Ka ndërruar jetë ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fetnete Maxhun-Ramosaj.
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se humbja e Fetnete Ramosaj, është lajm i rëndë.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se Ramosaj, ishte zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë pas luftës.
“I rëndë lajmi për humbjen tënde, Fetnete. Ishe zëri i ushtrisë në luftë, penda e historisë sonë pas luftës. Zë i ndërgjegjes së popullit tonë. Krenar që të njoha, luftuam e punuam bashkë. Lamtumirë“, ka shkruar Haradinaj.