Site icon Telegrafi

Festa e 4 Korrikut, Haradinaj feston në mes të marinsave amerikanë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është duke qëndruar në Kampin Bondsteel për të festuar përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se  nuk ka mënyrë më madhështore se të bashkohesh për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kampin Bondsteel, për të festuar në mes marinësave grave, dhe burrave amerikanë, që kujdesen për lirinë tonë në partneritet me strukturën tonë të sigurisë dhe që janë në shërbim të mbrojtjes së paqes anë e mbanë botës.

Tutje kryeministri ka pohuar se, Kosova dhe Amerika ndajnë vlerat e përbashkëta, duke nderuar të gjithë ata që janë flijuar për ta ngritur ShBA-në, si vendi i idealeve të lirisë dhe demokracisë, për të gjithë.

Në fund, ai ka shtuar se është besnikë ndaj këtyre idealeve, të cilave iu prinë Amerika në botë,  dhe se sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë./Telegrafi/

 

Exit mobile version