Site icon Telegrafi

Haradinaj: Fëmijët me autizëm kanë talente të veçanta, por kërkojnë përkujdesje specifike

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot pjesë në ngjarjen e organizatës “Autizmi flet’, e cila ka për qëllim të ofroj ndihmë për fëmijët me autizëm.

Haradinaj me këtë rast tha se në vitin 2019 do të shtojnë kujdesin që të jenë më afër këtyre fëmijëve,

“Fëmijët me autizëm janë fëmijë me talente të veçanta, por po ashtu kërkojnë përkujdesje specifike. Këtë mëngjes nga vullnetarët dhe anëtarët e organizatës ‘Autizmi Flet’ mësova për idetë kreative të tyre, për motivet që transmetojnë mesazhe përmes kartolinave punëdore. Duke qenë se me shitjen e tyre, ngritën fonde për t’i ndihmuar personat me autizëm, bleva disa për t’i uruar të gjithë ata me të cilët kemi ecur bashkë përgjatë vitit që po lëmë pas. Në vitin 2019 do të shtojmë kujdesin, që të jemi më afër tyre, si Qeveri por edhe të vetëdijesohemi si shoqëri, që të materializohet barazia dhe përkrahja për të gjithë”, shkruan Haradinaj. /Telegrafi/

Exit mobile version