Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në 20 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit, ka thënë se ai me mendim të guximshëm dhe veprimtari atdhetare i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran.
Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, tha se Agani me dijen e thellë dhe urtësinë që e shquante, u shndërrua në promotor të unitetit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për liri.
Postimi i Haradinajt:
“Fehmi Agani, me mendim të guximshëm dhe veprimtari atdhetare i dha qartësi vizionit tonë për shtet sovran. Në 20-vjetorin e vrasjes, kujtojmë njeriun, i cili me dijen e thellë dhe urtësinë që e shquante, u shndërrua në promotor të unitetit dhe bashkërendimit të përpjekjeve për liri. Lavdi jetës dhe veprës së veprimtarit dhe akademikut Fehmi Agani”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/