Shefi i Grupit Paralamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj ka thënë se Kosova është me fat që ka aleat Amerikën.
Ai ka pohuar se është një interesim i madhe global se kush do të zgjidhet sonte president i SHBA-së.
“Një interesim i madh global se kush do të zgjidhet sonte president i SHBA-së, por kosovarët kanë një arsye më shumë, dhe mendoj që këto 30 vjetët e fundit emri dhe kryefjala e suksesit tonë është SHBA”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj gjithashtu tha se Kosova ka një fat që me dy palët ka marrëdhënie të mira dhe se politika e jashtme e SHBA-së nuk ndryshon sa herë që ndërrojnë qeveritë.
“Ne jemi me fat që kemi aleat Amerikën dhe duhet të jemi ushtarë të saj në territorin e Ballkanit”, tha Haradinaj në rtk.
Ndryshe, zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar dhe dy kandidatët kryesorë për president, Donald Trump dhe Joe Biden, do të “shpenzojnë edhe atomin e fundit” për të bindur elektoratin që t’i votojë.
Sipas sondazheve kombëtare, zoti Biden vazhdon të kryesojë garën për president, në raport me zotin Trump i cili nëse humbet do të jetë i treti president në SHBA në katër dekadat e fundit që nuk rizgjidhet për një mandat të dytë.
Ndryshe, këtë vit një numër rekord amerikanësh kanë votuar paraprakisht, të paktën 94 milionë deri të dielën në mbrëmje.