Site icon Telegrafi

Haradinaj: Familjet e heronjve, argument i gjallë i dhembjes dhe krenarisë sonë

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Qerimaj në Gllogjan.

Haradinaj njofton në rrjetin social Facebook se bashkëluftëtarit të tij ,Shaqë Qerimaj, i ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”, për kontributin e tij në çështjen kombëtare.

“Sonte në familjen e dy Heronjve, Arben Shaqë Qerimaj dhe Luan Isuf Qerimaj.

Familjet e Heronjve, janë argument i gjallë i dhembjes dhe krenarisë sonë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version