Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni.
Haradinaj ka thënë se familja Hyseni humbi birin e saj, ndërsa Kosova humbi mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë.
“Vizitë ngushëlluese në familjen e luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni, i cili ndërroi jetë mbrëmë. Familja Hyseni humbi birin e saj dhe ne mikun e bashkëluftëtarin e çmuar, kontributi i të cilit për lirinë e atdheut, nuk do të harrohet kurrë. I përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/