Telegrafi

Haradinaj falënderon presidentin Biden për letrën dërguar Vuçiqit dhe qëndrimin e tij ndaj dialogut

Kandidati për president nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur falënderim ndaj presidentit amerikan, Biden, i cili i shkroi letër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar njohje për Kosovën.

Kreu i AAK-së Haradinaj, ka thënë se u premton te gjithëve në Kosovë, se pas 14 shkurtit, kur t’i merr përgjegjësitë si president i Kosovës, kufijtë e Kosovës do t’i dinë të gjithë.

Biden në letrën e tij veçanërisht theksoi mbështetjen e SHBA-së për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes  Kosovës dhe Serbisë, e cila përqendrohet në njohjen reciproke, transmeton Telegrafi.

“Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke”, thuhet ndër tjerash në letrën e Biden.

Për më shumë ndiqeni videon: