Site icon Telegrafi

​Haradinaj falënderon Metën për projekte të interesit të përbashkët Kosovë-Shqipëri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se me Ilir Metën kanë pasur një bashkëpunim të shkëlqyer gjatë gjithë mandatit të tij si President i Republikës së Shqipërisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se presidentin Meta në vizitën e tij përmbyllëse si President i Shqipërisë, e ka falënderuar për gjithë angazhimin e tij për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Kosovës dhe projekte të interesit të përbashkët Kosovë – Shqipëri.

“Po ashtu e urova që Shqipëria ka hapur negociatat për anëtarësim në BE, si dhe i urova sukses në rrugëtimin e tij të mëtutjeshëm”, ka shkruar Haradinaj.

Exit mobile version