Kandidati për President të Kosovës, Ramush Haradinaj sot e vazhdoi tubimin e tij në Junik, aty u pa një numër i madh i simpatizantëve të Aleancës.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka falënderuar junikasit për përkrahjen ndaj tij të parezervë.
Gjatë fjalimit të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, janë edhe brohorima “Ramushi”, “Ramushi”.
Në fotografitë që i ka shpërndarë Haradinaj në profilin e tij, shihet një përkrahje e madhe nga qytetarët e Junikut për Ramush Haradinajn president dhe programin e Aleancës.
Të pranishëm në këtë tubim ishin edhe disa prej kandidatëve për deputetë, si dhe kryetari i kësaj komune, Agron Kuçi.
“Faleminderit Junik! #ForcaeKosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/