Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka treguar se e ka pritur në kabinetin e tij babain e tij Hilmiun.
Në dedikimin e tij për babain, Ramushi thotë se “Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin”.
Postimi i plotë i Haradinajt:
“Ndonëse, i goditur pamëshirë nga rrufetë dhe i rrahur nga erërat e furishme të kohërave të rënda për popullin e Kosovës, ai e ruajti drejtpeshimin.
I mendueshëm, por stoik. I rreptë, por i sinqertë dhe i dashur.
Na mbështeti e udhëzoi për punë, me ndershmëri e virtyte të larta.
Mbi të gjitha na inkurajoi e na dha zemër me i dal zot atdheut.
Shumë gjëra të çmuara të jetës sime m’i ka mësuar ai.
Këto vlera janë të përhershme për mua.
Jam shumë krenar që jam djali i tij.
Falemnderit babë!”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/