Site icon Telegrafi

Haradinaj: Falë dëshmorëve realizuam idealin shekullor të lirisë

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, kujtoi qëndresën heroike të gushtit të vitit 1998 të djemve të Dukagjinit në mbrojtje të pozicioneve të luftës.

Haradinaj nga Gllogjani deklaroi se ofensiva ishte e ashpër, por vullneti për liri, deri në vetëflijim, ishte mbizotërues.

“Sot kujtojmë dëshmorët që u flijuan përballë armikut, Orhanin, Enverin, Naimin, Arbenin e Halilin nga Gllogjani, Maxhunin e Gëzimin nga Irzniqi, Artanin nga Rakoci, Naserin nga Kodralia, Nexhatin nga Baballoqi dhe Hasanin nga Nivokazi. Gjaku i tyre i derdhur në fushë të nderit, mundësoi realizimin e idealit shekullor të lirisë. Përulemi me nderim para sakrificës së tyre sublime”, tha Haradinaj.

 

Exit mobile version