Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vizituar sot qytetarët e Prizrenit. Në tubimin e koalicionit AAK-PSD, Haradinaj ka folur për tema të ndryshme.
Sipas njoftimit për media, ai ka përmendur edhe “luftën kundër korrupsionit” nga Kadri Veseli e PDK.
“Është e pa ndershme, është mashtrim, është gati fyerje që ata që e kanë instalu, që e kanë bërë kulturë korrupsionin e nepotizmin, me na dalë si heronj që e luftojnë atë. Nuk durohet kjo, duhet t’i themi ditën e mirë”, tha Haradinaj./Telegrafi/