Kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, ka emëruar sot Lulëzim Rafunën ministër në detyrë të Financave.
Kjo është bërë e ditur pas mbledhjes së sotme të Qeverisë në detyrë.
Kujtojmë se Lulzim Rafuna deri më tani ka ushtuar pozitën e këshilltarit të ish-ministrit Bedri Hamza.
Rafuna para se të emërohej këshilltar, ka qenë drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës. /Telegrafi/