Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka emëruar një zëvendësministre në kabinetin e tij.
Telegrafi ka siguruar vendimin e djeshëm të Haradinajt, sipas të cilit, Arbëresha Krasniqi është emëruar zëvendësministre e Tregtisë dhe Industrisë, në vend të Faton Thaçit.
Faton Thaçi, në muajin qershor kishte vendosur që ta lë postin e zëvendësministrit të Tregtisë dhe Industrisë.
Thaçi, i cili ka qenë i emëruar në këtë pozitë nga Nisma Socialdemokrate, kishte bërë me dije se do të angazhohet në mision me përgjegjësi të reja.
Ndërkaq, Arbëresha Krasniqi është psikologe e shkollës në qendrën e kompetencës në Malishevë dhe është asambliste që dy mandate.