Numri i zëvendësministrave në Qeverinë e Kosovës është rritur edhe për një. Nga 67 ky numër ka shkuar në 68.
Kryeministri Haradinaj ka emëruar Shukri Maxhunin zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
“Zëvendësministri emërohet për mbështetjen e Ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe është përgjegjës për menaxhimin e aktiviteteve në fushat e përcaktuara nga Ministri si dhe zëvendësimin e Ministrit kur ai mungon ose kur nuk është në gjendje të kryejë detyrën e tij”, shkruan në vendimvendimin e nënshkruar nga kryeministri, Ramush Haradinaj, raporton Indeksonline.
Në bazë të numrit aktual të zëvendësministrave, qeveria Haradinaj del të mbajë numrin rekord të zëvendësministrave për dallim nga qeveritë e kaluara.