Site icon Telegrafi

Haradinaj emëron ministren e dorëhequr në krye të Task Forcës për Pastrim

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar se nga e enjtja Albena Reshitaj do të udhëheq Task Forcën për Pastrimin e Kosovës, që fillon më 15 shtator deri më 15 dhjetor.

Ai këto komente i ka bërë në profilin e tij në Facebook.

“Në mbledhjen e mëngjesit me këshilltarë, diskutuam ndër të tjerash edhe për organizimin e aksionit për pastrimin e mjedisit të Kosovës, rrugë kjo e cila po merr kahjen dhe mobilizimin e duhur”, ka theksuar Haradinaj.

Së bashku, me një mobilizim gjithëpërfshirës, me përkrahjen edhe të përfaqësuesve të shoqërisë civile, donatorëve ndërkombëtarë do të krijojmë një Kosovë të pastër dhe evropiane. /Telegrafi/

Exit mobile version