Telegrafi

AAK: Haradinaj elektrizon Gjakovën, merr mbështetje masive

Kandidati për president njëherit edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është pritur në mënyrë madhështore në Gjakovë, gjatë një tubimi zgjedhor të Aleancës.

Haradinaj ka rikujtuar historinë e lavdishme të UÇK-së, dëshmorët dhe martirët e Gjakovës, bashkëluftëtarët e tij të rënë.

Ai ka folur po ashtu rreth Programit të Aleancës, veçanërisht për pjesën ekonomike të tij.

Më tej ka shtuar se Kosova ka nevojë për frymën dhe guximin që ka përfaqësuar UÇK-ja për të përfunduar misionin e saj.

“UÇK-ja është vet historia jonë. Në kohën kur Kosova po përballet me agresivitetin e Serbisë në të gjitha dimensionet, me qëllim të cenimit të sovranitetit tonë, ne kemi nevojë edhe për frymën dhe guximin që ka përfaqësuar UÇK-ja për të përfunduar misionin tonë – Kosova shtet me subjektivitet të plotë ndërkombëtar, anëtare e NATO-së”, tha Haradinaj.

Për më shumë ndiqni videon: