Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur rreth mekanizmave punues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Haradinaj tha se ka aktivizuar ekipin për hartimin e draft statutit për themelimin e Asociacionit.
“Hartimi duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe fjalën e fundit do ta japë prapë Gjykata Kushtetuese”, tha kryeministri.
Haradinaj kërkoi nga ekipi menaxhues që të filloj punën menjëherë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Ai tha se do të jenë tre mekanizma punues: Ekipi menaxhues, Komiteti zbatues si dhe Grupi nacional konsultativ, të cilët do të garantojnë përfshirje të gjithë spektrit politik e shoqërisë civile. /Telegrafi/