Site icon Telegrafi

Haradinaj: Edhe Thaçi ka mbajtur takim në zyrën e tij me Radoiçiqin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media, ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi , i cili tërthorazi përmendi bashkëpunimin e Haradinajt me Milan Radoiçiq, dhënë ditë më parë në një takim me përfaqësues të diasporës shqiptare në Tiranë.

Haradinaj tha se nuk është duke komunikuar më me Milan Radoiçiq, pasi që i njëjti është duke iu ikur organeve të drejtësisë së Kosovës.

Kryeministri madje tha se takim me Radoiçiqin ka pasur edhe vetë presidenti Hashim Thaçi.

Lexo po ashtu Thaçi: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës pa shkelur mbi trupin tim (Video)

“Unë ju siguroj që e kam taku z. Radoiçiq bashkë me Presidentin Hashim Thaçi në zyrën e tij. Unë s’kam qef me i fshehë këto. Kur të takohem me dikën, e ia zgjas dorën dikujt s’kam qef me e fshehë. Ma shumë se dy orë kemi pas takim në zyrën e Thaçit bashkë me përfaqësues tjerë të shtetit”, tha Haradinaj.

Haradinaj është takuar në disa raste me Radoiçiqin, përfshirë edhe takime në zyrën e tij në kohën kur ky i fundit ishte zgjedhur nënkryetar i Listës Serbe, partnerit serb të Haradinajt në qeverinë e Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version