Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka insistuar se ai do të respektoj çdo lloj vendimi që mund të marr kuvendi lidhur me shfuqizimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Debat D” në RTV Dukagjini.
Ai ka thënë se partia e tij nëse vjen në Kuvend do të votoj pro këtij ligji, ndërsa e pranon se një dokument i tillë nuk mund ta zhbëj Gjykatën por mund të ia pamundësoi operimin e saj në aspekte të tjera.
“Si të vendosin deputetët unë i respektoj. Nëse deputetët e vlerësojnë dhe i kanë 60 vota atëherë unë e respektoj. Çdo ligj i votuar mundet me u ndalë. Gjykata është e votuar me 2/3 por me sa e di unë vetëm operimi i saj ndalet në rast se votohet shfuqizimi i saj”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj në këtë intervistë më tej e ka quajtur të pa drejtë këtë gjykatë derisa ka insistuar se ajo duhet të veproi vetëm në Prishtinë dhe jo jashtë vendit. /Telegrafi/