Site icon Telegrafi

Haradinaj e viziton Nexhmije Pagarushën

Kryeministri Ramush Haradinaj, Anita dhe Nexhmije Pagarusha (Foto: Facebook/Ramush Haradinaj)

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e  ka vizituar në shtëpinë e saj, bilbilin e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Qeverisë i ka thurur lëvdata këngëtares së madhe shqiptare.

Gjatë vizitës, Haradinaj ishte shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita.

Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Nexhmije Pagarusha (Foto: Facebook/Ramush Haradinaj)

“Janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur. E tillë është ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha”.

Lexo po ashtu Lajmet për Nexhmije Pagarushën

“Bashkë me Anitën, e vizituam sot (e mërkurë) në shtëpinë e saj tek po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë”.

“Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses”.

“E paçim dhe gjatë me shëndet!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version