Telegrafi

Veseli në Lutjet e Mëngjesit në Tiranë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dhe deputetë kosovarë morën pjesë në Lutjet e Mëngjesit, organizuar nga Kuvendi i Shqipërisë në Tiranë.

Në këtë aktivitet morën pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë, raporton Ekonomia Online.

Aty u bë thirrje që popujt të jenë bashkë, për të ndërtuar një jetë më të lumtur për njerëzit.

Veseli vizitë në Tiranë e ka nisur të premten, ku është takuar me presidentin shqiptar Ilir Meta dhe kryetarin e Kuvendit Gramos Ruçin.

Ndërsa sot pasdite Veseli do të jetë pjesë e një paneli diskutimi rreth ekstremizmit të dhunshëm dhe kthimit  të luftëtarëve të huaj.