Telegrafi

Haradinaj e Ramosaj vizitojnë familjen Zejnaj – shtëpia e tyre ishte konaku i luftës për liri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të dielën kanë qëndruar në shtëpinë e bashkëluftëtarit, Xhemajl Zejnaj.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hradinaj ka thënë se shtëpia e familjes Zejnaj nga Irzniqi ishte konaku i luftës për liri.

“Pas shumë vitesh u bashkuam në konakun e Xhemajl Zejnajt dhe djemve të tij, konak ky që ishte edhe konaku i luftës për liri plot 25 vite më herët. Alberti dhe Valdeti së bashku me Rifatin e Zijanë ishin gjithmonë në ballë të luftës ashtu sikurse ishin pothuajse shumica e familjes Zejnaj nga Irzniqi i Deçanit”.

“Me Kryetarin Ramosaj dhe kolegët e tij e kaluam një mbrëmje të veçantë me muhabet dhe sofër shqiptare.Respekt për familjen Zejnaj”, ka shkruar Haradinaj.