Site icon Telegrafi

Haradinaj e përkujton Jonuz Musliun: Një jetë për popullin dhe atdheun

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, në dyvjetorin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, ka thënë se kontributi i tij në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se mungesa e tij këto dy vite, vetëm sa shtohet.

“Një jetë për popullin dhe Atdheun. Krenar që e njoha e që punuam së bashku. Kontributi i tij në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm. E kujtofshim gjithmonë”, ka shkruar ai.

Musliu ka vdekur më 18 janar të vitit 2018, në moshën 58 vjeçare.

Musliu ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin liri në Luginë.

Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtarë, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës./Telegrafi/

Exit mobile version