Site icon Telegrafi

Haradinaj e njofton për veprimet e Qeverisë zyrtaren bullgare

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.

Në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit reciprok në fushën e ekonomisë dhe rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Haradinaj e njoftoi zëvendëskryeministren Zaharieva për intensifikimin e veprimeve të Qeverisë së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe veprimet dinamike drejt përmbushjes së obligimeve që burojnë nga MSA-ja.

Kryeministri Haradinaj po ashtu e falënderoi Ekaterina Zaharieva për rolin konstruktiv të Bullgarisë në të gjitha etapat e shtet ndërtimit të Kosovës.

Nga ana e saj, zëvendëskryeministrja Zaharieva i uroi kryeministrit Haradinaj marrjen e përgjegjësive në krye të ekzekutivit, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve edhe në të ardhmen.

Exit mobile version