Telegrafi

Haradinaj e nis ditën duke vrapuar në Parkun e Gërmisë

Kryeministri në detyrë, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka nisur ditën e shtunë duke vrapuar në Parkun e Gërmisë.

“Mirëmëngjesi miq nga Parku i bukur i Gërmisë. Gati për fitoren e madhe të 6 tetorit!”, ka shkruar Haradinaj, në Facebook, duke publikuar një foto nga vrapimi i tij i sotëm. /Telegrafi/