Telegrafi

Haradinaj e Mustafa takohen në Kryeministri, nesër në orën 11:30

Kryetari i Degës së AAK-së në Pristhinë, Avni Arifi, ka treguar orën kur kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, do t’ia dorëzoj zyrën pasardhësit të tij, Ramush Haradinaj.

“Nesër nga ora 11:30 vazhdon”, ka shkruar Arifi, duke e shoqëruar këtë njoftim me fotografinë e fushatës që kërkonte lirimin e Haradinajt nga Haga në vitin 2005, e sloganin “Our Prime Has A Job To Do Here” (I pari jonë ka punë këtu). /Telegrafi/