Site icon Telegrafi

Haradinaj e Muhaxheri përballen në gjyq

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të martën do të paraqitet në Gjykatën Themelore të Pejës për tu përballur me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK).

Ramush Haradinaj në prill të vitit 2015 kishte paditur në Gjykatën Themelore të Pejës, Gazmend Muhaxherin, për veprën penale, “shpifje dhe të pavërteta”.

Caktimin e seancës e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Arianit Koci, avokati i kryeministrit Haradinaj.

Padia ndaj kryetari të Pejës ishte bërë pas disa deklaratave të dhëna në mediat ndërkombëtare, ku kishte akuzuar Haradinajn se  “ende po bën para duke kontrolluar biznesin e naftës dhe lojërave të fatit” në Pejë.

Si kompensim të dëmit material, kryeministri përmes padisë kërkon 250 mijë euro dëmshpërblim  nga kreu i Komunës së Pejës.

Exit mobile version