Site icon Telegrafi

Haradinaj e informon Veselin për takimin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin.

Haradinaj përmes një shkrimi në “Facebook”, ka njoftuar se në takim e ka informuar kryetarin Veselin, për ecurinë e takimit në Berlin mes përfaqësuesve të zyrës së kryeministrit, kancelares gjermane, Angela Merkel, presidentit frances Emannul Macron dhe palës serbe.

Kryeministri ka theksuar se takimi me Veselin kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogu teknik dhe se çka duhet bërë në vazhdim.

Ai ka theksuar se Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe se është e gatshme të vazhdojë dialogun./Telegrafi/

 

Exit mobile version